Vrasja e papritur e 41-vjeçarit Muhamet Matoshi ka sjellë reagime të shumta në Hajvali të Prishtinës, .

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kushëriri i Matoshit i cili tha se ky i fundit është vrarë para gruas e fëmijëve te tij.

“Vritet mbram Muhamet Matoshi kojshija im i parë ne der te shtepis, para familjes, para gruas e para fëmijeve te tij” tha kusheriri i tij.

Ndërkaq një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë  Hajvalinë e Prishtinës. Viktima është identifikuar si 41-vjeçari Muhamet Matoshi, i cili humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri.

Matoshi nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.