Irani nuk do të respektojë me asnjë kufizim të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, njoftoi të dielën televizioni shtetëror i vendit.
Një veprim i tillë, sipas mediave të huaja, erdhi të dielën mbrëma, pasi një zyrtar tjetër iranian tha që do të konsiderojnë ndërmarrjen e hapave edhe më të ashpra pas vrasjes nga SHBA të gjeneralit iranian Qassem Soleimani të premten në Bagdad.







