Vrasja e çiftit Pasho, gjykata italiane: Elona pjesë e një grupi kriminal

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me Elona Kaleshin, e cila akuzohet për vrasjen e prindërve të ish partnerit të saj.

Gjykata deklaron se Kaleshi është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi nga hetimet ka rezultuar se ajo është pjesë e një grupi kriminal.

36-vjeçarja akuzohet se ka vrarë dhe më pas ka coptuar trupat e Shpëtim dhe Teuta Pasho dhe më pas i ka futur në disa valixhe.

Elona Kaleshi u arrestua më 22 dhjetor me urdhër të prokurores Ornella Galeotti me akuzat e vrasjes, fshehjes dhe poshtërimit të kufomave. Për gjykatësin, Angelo Antonio Pezzuti, shqiptarja 36-vjeçare vrau dhe masakroi çiftin Pasho, prindërit e ish-të dashurin që u zhdukën në vitin 2015, eshtrat e të cilëve ndodheshin në katër valixhet e gjetura midis 10 dhe 15 dhjetorit në një fushë ngjitur me burgun Sollicciano, në periferi të Firences.

Për gjyqtarin ka indikacione serioze faji të 36-vjeçares. Siç thotë ai, Elona ka shtatë dënime për rezistencë ndaj një zyrtari publik, dëmtim personal, mashtrim dhe vjedhje.

Ajo duhet të mbetet në burg jo vetëm për shkak të rrezikut të arratisjes, por edhe për shkak të rrezikut “konkret dhe aktual” të përsëritjes së krimeve.

Sipas gjyqtarit ajo ka: “Marrëdhënie të ngushta me njerëz me një kalibër të rëndësishëm kriminal dhe me sa duket e ka përdorur punën e bashkëpunëtorëve. Për këtë arsye, mund të konsiderohet se Elona Kaleshi, nëse nuk është në burg, do të kryejë prapë krime nëse ekziston mundësia”.

Elona dyshohet se futi bashkëshortët në kurth, të cilët erdhën në Itali për të parë djalin e tyre Taulantin. Ky i fundit, i burgosur në Sollicciano për krime droge, do të lirohej nga burgu më 2 nëntor 2015. Prindërit e tij u zhdukën një ditë më parë, dhe provat tregojnë se personi i fundit që i pa ata ishte Elona