Vrasja e biznesmenit në Ksamil, fqinjët: Nuk dëgjuam të shtëna por vetëm të bërtiturat e nënës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e 6 qershor në Ksamil.

Gramoz Memaj rreth 40-vjeç është qëlluar me armë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Mësohet se biznesmeni ishte me origjinë nga Tepelena. Ai jetonte në Ksamil dhe kishte një kafe në qendër të qytetit.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh. Dyshohet se katër persona kanë qëlluar në drejtim të Memës, duke i shkaktuar atij plagë në trup, nga të cilat nuk mundi dot të mbijetojë.

Arma e përdorur është e tipit pistoletë.

Sipas fqinjëve të viktimës, Gramoz Memaj nuk ishte i martuar, jetonte vetëm me të ëmën prej vitesh. Nëna e tij ka qenë në banesë në momentin e vrasjes. Sipas fqinjëve nuk janë dëgjuar të shtënat e armëve, por vetëm të bërtiturat e nënës. /Ora News/