Vrasja e 7-vjeçarit, Thaçi: Jemi të tronditur

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 7-vjeçarit në Bazel.

Thaçi, duke e quajtur ngjarjen vrasje makabre, tha se e ka tronditur opinionin në Kosovë dhe Zvicër.

“Vrasja makabre e shtatëvjeçarit në Bazel, ka tronditur gjithë opinionin në Kosovë dhe Zvicër. Në këto momente shumë të rënda, ndaj dhimbjen me familjen e Mergimit. E gjitha Kosova dhe Zvicra do të lutet për të!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.