Vrasja e 60-vjeçarit në Vitomiricë të Pejës, dy familjet kishin probleme mes vete tash e disa vite

Një vrasje ka ndodhur sot në Pejë rreth orës 13:15, ku një 60 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e therjes me thikë nga dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

60-vjeçari, Shefqet Makshana, nuk arriti t’iu mbijetojë therjeve më thikë, të cilat dyshohet që ia shkaktuan dy të mitur, njëri 15 vjeçar dhe tjetri 17 vjeçar, fqinjë të familjes.

Megjithatë, vëllai i viktimës thotë se nuk e di motivin e ngjarjes. Andaj, familja Makshana po shqyrton edhe mundësinë e hakmarrjes ndaj familjes Qazimaj.

Por, nga familja Qazimaj, babai i të miturve tha se i ndjeri përveç që i kishte ngacmuar, fyer e sharë gjithmonë atë dhe familjen nuk ja ktheu kurrë borxhin prej 8,300 eurosh, që duhej të ia jepte pasi ky ia rregulloi shtëpinë.

Nga familja Qazimaj gjithashtu thanë se ju vjen keq për atë që ndodhi, por deklaruan se edhe sot djemtë e familjes ishin duke shkuar në shkollë kur i ndjeri u kishte zënë rrugën dhe i kishte kapur për fyti ata.

Zënkë deri në rrahje fizike kishte pasur edhe para dy vjetëve mes këtyre familjeve ku shkak ishte një kabllo e energjisë elektrike.

Por gjitha këto probleme e edhe atë se çka shtyu në vrasjen e 60 vjeçarit po i heton policia.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se ndaj të dyshuarve është caktuar masa e paraburgimit dhe të njëjtit pritet të dalin para trupit gjykues të shtunën.

https://www.youtube.com/watch?v=BBTRFCrOxR4