Xhevdet Smakiqi

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, avokati i kërkon Qeverisë të ndalojë përdorimin e TikTok-ut nga të miturit në Kosovë

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të kufizojë qasjen e të miturve në Tik Tok dhe video lojërave.

Smakiqi këtë e ka shprehur me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se kriminaliteti mes të miturve është ngritur, teksa ka përmendur rastin e të miturit të vrarë në Podujevë.

“Por duke vërjetur (modelin e veprimeve/ modus operandi) siç e quajmë në teorinë penale në rastin e vrasjes se 18 vjeçarit në Podujevë nga dy te mitur më te ri si viktima, pra shkakun banal për rend te berberi, ndjekjen me automjet dhe rrahjen me stupca te besjbollit shihet ndikimi nga video lojat në youtube dhe sidomos TiK Toku lojrat e tipit FORTNITE, CALL OF DUTY e te ngjashme”, ka deklaruar ai.

“Qasja e pakufizuar e fëmijeve tonë si shoqëri në te gjjitha aplikacionet online ne internet dhe video lojrave neper qytete po na i shëndrron fëmijet tonë në kriminel me modus operandi si ne filma aksion. Prandaj është urgjente qe Qeveria te mbyll te gjitha loklaet video lojrave dhe te ua konfiskoi paisjet dhe ti shpallë te kundërligjshme sikurse Kazinot”, ka thënë tutje Smakiqi.

“Prandaj duke iu gëzuar faktit qe kanë rënë gati ne zero raset me dekada kur te miturit kanë marrur pjesë ne krime sëbashku me madhoret per shkak te tradites shqiptare ne konfliktet familjare, tash duhet te mbrohemi nga moderrniteti tekonologjia kriminale qe kaq shpejt e kaq ashpër krijon te mitur vrasës si rasti ne Podujeve me 20.01.2024.

Qeveria Kurti te mos moralizojë me ngushëllime e akuzime drejt organeve te drejtësisë, sepse ajo duhet te krijojë mjedis te sigurtë per qytetaret e saj qe i kanë besuar 51%”.

VIDEO BONUS: S’është në Gjermani, as në Zvicër, këto pamje vijnë nga Republika e Kosovës