Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se vëllai ka vrarë me armë zjarri vëllanë, e më pas ka vrarë veten.

Vrasja ka ndodhur në shtëpinë e Lulëzim Camit rreth orës 07:40 pas një debati mes dy vëllezërve me origjinë nga Dibra. Gazetari i Report Tv e Shqiptarja.com, Sokol Dema mëson se përplasja dyshohet të ketë qenë e hershme mes vëllezërve në banesë për shkak të një konflikti prone në lidhje me tokën në Tërbaç të Dibrës, në kufi me Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi i Policisë:

‘Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.’- njofton policia e Tiranës.

BONUS VIDEO: Rrahman Jasharaj tregon se kur ka qenë nxënës janë rrahur klasë me klasë për shkak të mësueses