Goran Radosavleviq

Vrasësi i vëllezërve Bytyqi, anëtari i partisë së Vuçiqit, thotë se nuk i interesojnë sanksionet amerikane

Goran Radosavleviq – Guri, ish-komandanti i xhandarmerisë së Serbisë, i sanksionuar me ndalim të hyrjes në SHBA nga Departamenti i Shtetit për shkak të dyshimit për implikim në vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi, deklaroi se “as që më intereson dhe as më godet vendimi”, e citojnë atë mediat e Beogradit.

“Kam dhënë deklarata para organeve hetuese, njëmijë herë kam folur për këtë, kështu që është nonsens të flas më për këtë”, është shprehur ai për RSE.

Radosavleviq është anëtar i Partisë Përparimtare Serbe (Srpska napredne stranke – SNS) të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Tash disa vite opinioni në Serbi flet për përgjegjësinë e tij për rastin e vrasjes së tre vëllezërve shqiptarë – Yll, Agron e Mehmet Bytyqit në korrik të vitit 1999 në Petrovo Sello, afër Klladovës, në Serbinë Lindore. /Ballkani.info/