Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se është i emocionuar e i mbushur plot energji prej gjithë fëmijëve e qytetarëve që ka takuar sot në shesh.

Ai ka përgëzuar iniciativën organizative të maratonës “Vrapo Babadimër”, që solli edicionin e gjashtë të këtij aktiviteti që po bëhet tradicional me moton: “Bëhu babadimër, jepi buzëqeshje një familjeje”.

Rama thotë se iniciativat e tilla do ta kenë çdo herë përkrahjen e fëmijëve.

Postimi i tij:

I emocionuar e i mbushur plot energji prej gjithë fëmijëve e qytetarëve që kam takuar sot në shesh.

E përgëzoj iniciativën organizative të maratonës “Vrapo Babadimër”, që na e solli edicionin e gjashtë të këtij aktiviteti që po bëhet tradicional me moton: “Bëhu babadimër, jepi buzëqeshje një familjeje”.

E këtë vit ky aktivitet pritet ti gëzojë rreth 700 familje.

Komuna e Prishtinës do të jetë gjithmonë përkrahëse e këtyre iniciativave që kanë për qëllim ngritjen e donacioneve për të ndihmuar familjet me kushte të rënda ekonomike në Kosovë jo vetëm gjatë festave të fundvitit, por gjatë krejt vitit.

Ju faleminderit për pozitivitetin e shpirtin bujar të gjithëve.