Vranësira në bregdetin shqiptar

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatës në pjesën jugore dhe lindore të vendit, me aktivitet në pjesën e parë të ditës.

Përgjatë orëve të pasdites reshjet do të humbin intensitetin dhe mbeten të izoluara në pjesën veriore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug, me shpejtësi 1-12 m/sek, valëzimi në det parashikohet i forcës 3-3 me lartësi vale 1,2 – 2,5 metra.

Temperaturat parashikohen me rënie në mëngjes dhe rritje në mesditë:

Shkodër 13/22 diell shi

Kukës 12/22 re shi

Lezhë 13/22 re shi

Dibër 10/20 re shi

Durrës 12/24 re shi

Tiranë 13/24 diell shi

Elbasan 12/19 re shi

Berat 14/22 re shi

Vlorë 15/23 re shi

Korçë 7/16 re diell

Gjirokastër 14/24 re shi

Sarandë 13/23 re shi.