Vozitje në kushtet e dimrit, policia tregon sa duhet të jetë distanca e automjetit me shpejtësi 50 km\h

Policia e Kosovës ka bërë apel te qytetarët që të kenë kujdes gjatë vozitjes në meqë edhe kushtet atmosferike kanë ndryshuar.

Në apelin e Policisë kërkohet që të kihet kujdes dhe në rastet kur lëvizni me automjetin tuaj me shpejtësinë prej 50 km/h distanca në mes të automjeteve të jetë si më poshtë.

Kur Ju lëvizni me mjetin Tuaj me shpejtësinë prej 50 km/

Sa duhet të jetë distanca në mes të automjeteve ose sa sekonda duhet të jesh larg automjetit që ke për para?

Automjeti i cili lëviz në rrugë të terur i nevojitet më shumë se 35 metra apo më shumë se 2.5 sec për t’u ndalur!

Automjeti i cili lëviz në rrugë të lagur i nevojitet më shumë se 40 metra apo më shumë se 2.9 sec për t’u ndalur!

Automjeti i cili lëviz në rrugë të mbuluar me borë i nevojitet më shumë se 55 metra apo më shumë se 3.7 sec për t’u ndalur!

Automjeti i cili lëviz në rrugë me ngrica i nevojitet më shumë se 87 metra apo më shumë se 6.3 sec për t’u ndalur!