Vozitje e çmendur e veturës me targa të Beogradit nga Prishtina në Fushë Kosovë (VIDEO)

Disa net më herët, pak pas mesnatës, një veturë BMW ngjyrë e zezë bënte ngasje të rrezikshme në rrugët e Prishtinës.

Konkretisht, bëhet fjalë për rrugën nga Bulevardi “Bill Clinton” e deri në Fushë Kosovë.

Dëshimtari që ia ka dërguar videon Ballkani.info, ka treguar se fillimisht kjo veturë ka bërë shkelje të rëndë në semaforët që gjendet të udhëkqyri i Bulevardit “Bill Clinton”.

“Kjo veturë ka hyrë në të kuqen, te semaforët që gjendet te Bill Clintoni. Dhe më pas me shpejtësi të madhe ka vazhdur në drejtim të Fushë Kosovës. Në çdo lëvizje bënte shkelje. Tejkalimet i kishte të rrezikshme, shpejtësinë tejet të madhe në zonën që kufizimi i shpejtësisë është 60 km/h”, ka thënë ky dëshimtar.

Në videon e dërguar shihet se vetura është me targa të Serbisë, konkretisht me targa të Beogradit.

Për më shumë shihni videon: