Reagim

Voziti pa e vendosur rripin e sigurisë, reagon Hysen Durmishi

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka postuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihet së bashku me zëvendësin e tij, Hysen Durmishi, teksa shihen duke shkuar për të inspektuar punimet në autostradën e Gjilanit.

Mirëpo, Durmishi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas publikimit të lajmit të Ballkani.info duke u arsyetuar se video është bërë në vend punishte dhe aty nuk ka qarkullim të automjeteve.

“Po e shoh që qenka bërë e madhe kjo qështja e rripit të sigurisë. Video është bërë në punishte pra në vendin ku po zhvillohen punimet në autoudhën Prishtinë – Gjilan dhe aty nuk ka qarkullim të automjeteve sepse është e mbyllur për komunikacion”, ka shkruar ai.

Durmishi thënë se “Unë aty nuk kam qenë duke vozitur por vetëm kam qenë në ulësen e shoferit sa për atë video”.

Ai është i gatshëm të ballafaqohet me organet e rendit nëse ka bërë shkelje.

“Nëse konsiderohet që kam shkaktuar ndonjë rrezik në komunikacion jam i gatshëm që të paguaj gjobe”, ka shkruar ai

Durmishi madje ka ironizuar me publikimin e lajmit duke treguar se çka të publikohet në media.

“Konsideroj që më e rëndësishme është mesazhi që jepet në atë video për një projekt shumë të rëndësishëm që po jetësohet pra rruga Prizren – Tetovë”, ka shkruar në reagim Durmishi.

Reagimi i plotë:


Lexo edhe: