Ferizaj

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet me 200 euro shoferi në Ferizaj

Policia në Ferizaj, ka ndaluar shoferin K.K 48 vjeçar, duke e dënuar me gjobë prej 200 euro, 6 muaj masë mbrojtëse dhe heqje e patentë shoferit, pasi që kishte drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 01;30 të mëngjesit, në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla’’ në Ferizaj.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos të drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.