Policia e Kosovës

Voziti nën masën mbrojtëse, shoferit i hiqet patenta dhe i konfiskohet përkohësisht vetura

Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur në një shofer i cili drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të ndalimit për vozitje të shqiptuar ditë pare.

Ndaj kundërvajtësit, është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për 6 muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për gjashtë muaj, ka bërë të ditur policia.

BONUS VIDEO| 150 euro gjobë dhe 3 muaj konfiskimi i mjetit, rregulla të ashpëra për përdoruesit e trotinetit