Vozitësi godet këmbësoren
Një person i dyshuar është arrestuar nga policia në Vushtrri pasi i njëjti ka goditur një këmbësore gjatë vozitjes, raporton kallxo.com.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 11:00 në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Vushtrri.
Policia ka njoftuar se i dyshuari fillimisht ka goditur këmbësoren me veturën e tij e më pas një automjet tjetër.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar këmbësorja, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.