Kaçanik

Vozitën më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, policia në Kaçanik ua merr patentë-shoferët dhe gjobitë me nga 300 euro dy shoferë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se në dy raste të ndara ka ndaluar dy shoferë, të cilët kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacion dhe të cilëve veç gjobave të shqiptuara ua ka hequr edhe patentë-shoferët.

Sipas njoftimit, me datën 29.01.2024 rreth orës 11:40, në fshatin Nikaj të Kaçanikut, policia ka ndaluar shoferin A.M i moshës 23 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë.

I njëjti në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 135 km/h. Ndaj tij, policia ka shqiptuar gjobën kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit.

“Ndërsa, me datën 30.01.2024 rreth orës 08:24 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime , në fshatin Koshare të Ferizajt , policia ka ndaluar shoferin E. E (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë , ku në zonën e kufizimit 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 105 km/h. Ndaj saj, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit”, thuhet në komunikatën për media të policisë.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, bëhet e ditur më tej.

VIDEO BONUS: Gastronomet të shqetësuar për ndalimin e cigares në ambiente të mbyllura – Puna bie mbi 50%