Voton kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, fton qytetarët të dalin sa më shumë në zgjedhje

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka votuar rreth orës 11:00, në qendrën e votimit në fshatin Llugë, shkolla “Ilir Konushevci”.

Atë e shoqëronte bashkëshortja e tij gjatë procesit të votimit.

“Bashkë me bashkëshorten time e kryem obligimin qytetar. I ftoj të gjithë qytetarët që të dalin në mënyrë masive në zgjedhje, ta shfrytëzojnë të drejtën dhe të votojnë për të ardhmen e tyre. Sot të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe u bëj apel që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”, ka thënë Bulliqi.

Ai i ka ftuar të gjithë qytetarët, menaxherët e shkollave, komisionerët e vëzhguesit e zgjedhjeve ta bëjnë punën e tyre me korrektësinë më të madhe.

“Shpresojmë që në fund do të dal më i miri nga këto zgjedhje”, ka thënë ai.

Bulliqi aktualisht është deputet i VV-së ndërsa në legjislaturën e kaluar ishte deputet i LDK-së.