Voton Edi Rama, gazetarët i bëjnë pyetje për Albin Kurtin

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë votuar në qendrën e votimit në Surrel. Rama pas votimit është pyetur për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili sot votoi në Shqipëri.

Kryeministri në një deklaratë të shkurtër për mediat tha se sot është një ditë e bukur, që qytetarët të gjuajnë penalltinë e tyre, pra votën.

Rama: Është një ditë shumë e bukur. Një ditë fantastike, sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vet shpreh një opinion tjetër. Sot  jemi një familje e madhe në një atdhe, mos të harrojnë se demokracia është sport pa spektator, sport që secili të zbresë në fushë dhe të gjuajë penalltinë e tij.

Kur u pyet nga gazetarët edhe për Kurtin që votoi sot në Shqipëri, ai refuzoi të flas.