Kanë kaluar 10 minuta nga koha kur do të duhej të nisej seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti.

Deputetët e Vetëvendosjes, të LDK-së, PDK-së, NISMA-s, Listës Serbe janë parë duke hyrë në Kuvendë.

Nuk dihet nëse vonesa për nisjen e seancës ka të bëjë me mungesën e votave për bërjen e qeverisë.

Dy deputetët që janë përmendur që nuk do ta votojnë qeverinë e re janë Donika Kadaj-Bujupi nga AAK e cila ka deklaruar se votën do ta bëjë publike në seancë, ashtu si edhe deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala, i cili ka deklaruar se ende nuk ka vendosur.

Ky i fundit nuk është parë duke hyrë në Kuvend në momentin që Fatmir Limaj dhe deputetët e tjerë të NISMA-s janë parë duke hyrë në Kuvend.

Mbetet të shihet nëse LDK me partnerët do të arrijnë të mbledhin 61 vota për formimin e qeverisë.