Vonesa deri në 6 ditë për rezultate, Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë kritikon IKSHPK’në

Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë ka kritikuar IKSHPK për vonesat në kumtimin e rezultateve të testimeve në këtë komunë, si dhe ka shtuar se po përhap panik tek qytetarët.

“Me gjithë respektin për punën e drejtuesve, specialistëve dhe stafit të IKSHPK-së në Prishtinë është e pakuptueshme, vonesa e kumtimit të rezultateve Pozitive apo Negative, nga mostrat e marra të pacientëve”, thuhet në reagim.

“Vonesa si këto, çdo orë dhe çdo ditë po e rëndojnë sistemin shëndetësorë, edhe ashtu të ngarkuar në komunën dhe rajonin e Pejës. Të njejtat vonesa po krijojnë panikë të madhe tek qytetarët duke lënë mundësi të mëdha për përhapje të panikut, në identifikim të personave të dyshimtë apo të prekur.”

Tutje në reagim thueht se pacientët e shtrirë duhet të presin për rezultate, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore për shkak të vonesave të mëdha.

“Mostrat që dërgohen nga Komuna e Pejës, fatkeqësisht ndodhë që të vonojnë deri në 5 apo 6 ditë. Kjo i bie që, pikërisht në periudhën kur pacienti duhet të ndodhet në trajtim, të mos ketë rezultat dhe ç’farë është më e keqja, në kohën kur pacienti edhe mund të jetë i shëruar ose në rastin më të rënd kur mund të ketë ndëruar jetë të njejtit zyrtarisht i komunikohet rezultati Pozitiv.”

“Kjo dukuri, përpos që e ngarkon sistemin, e ngarkon dhe dëmton pa masë edhe popullatën dhe lë mundësi paragjykimesh. Ftojmë IKSHPK-në të merr masa të menjhëhershme në përmirësimin e këtij kursi në raport me komunën tonë, në mënyrë që ti kthehemi mbarëvajtjes së funksionimit.”