Raportuesja për Kosovën

Von Cramon para votimit në PE të rezolutës për Serbinë: Na është sosur durimi pas sulmit në Banjskë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Viola von Cramon, tha sot se durimi i anëtarëve të Bashkimit Evropian ndaj Serbisë është “shuar gradualisht” dhe se masat kufizuese janë të mundshme për lidershipin, jo qytetarët, nëse ajo nuk bashkëpunon në hetimin e ngjarjeve në Bansjkë.

Parlamenti Evropian sot duhet të votojë “Rezolutën për zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat në veri të Kosovës”, me propozimin e socialdemokratëve nga PE.

Sipas drafteve të zbuluara të asaj rezolute, ajo përmend masat kufizuese ndaj Serbisë dhe kërkon ekstradimin e Milan Radoiçiqit në Kosovë, gjë që Von Cramon e konfirmoi në N1, transmeton Ballkani.info.

Ajo përsëriti se BE-ja nuk dëshiron t’i ndëshkojë qytetarët e Serbisë, se duhet bërë dallim dhe se masat janë shprehimisht kundër lidershipit.

“Dhe kjo do të thotë në rast se nëse nuk ka bashkëpunim, hetimi nuk do të jetë transparent dhe ata që ne mendojmë se nuk duhet të ndiqen penalisht. Mund të ndodhë që të mos ketë më takime me zyrtarë të lartë, financimi për infrastrukturën të jetë shkurtuar, ose mund të ketë efekt në negociatat lidhur me anëtarësimin në BE”, tha ajo.

Ajo gjithashtu theksoi se nuk mund të parashikojë votimin e rezolutës, por nuk pret shumë vota kundër.

Ajo tha se u beson institucioneve të Kosovës dhe se ato janë përgjegjëse për qytetarët e Kosovës, dhe në pyetjen e gazetarit se si Serbia do ta ekstradonte Radoiçiqin për shkak se nuk e njeh Kosovën, Von Cramon tha se “Serbia u pajtua pjesërisht” dhe se serbët ishin pjesë të atyre institucioneve.

Ajo shtoi se institucionet serbe janë nën ndikimin e qeverisë dhe se do të bëjnë pjesën e tyre nëse ka vullnet politik.

“Unë mund të imagjinoj se shumë vende anëtare do ta mbështesin këtë rezolutë. Me sa di unë nga Komisioni është duke përgatitur masa kufizuese në rast se nuk ka bashkëpunim të plotë nga Serbia në lidhje me hetimin, Komisioni e di që në një moment duhet të reagojë, deri tani kanë qenë mjaft tolerantë dhe ata duhet ta pranoj se kjo mënyrë e bashkëpunimit deri më tani nuk funksiononte”, tha ajo. /Ballkani.info/