Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka bërë një huqje në Twitter.

Derisa ka shkruar për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Von Cramon ia ka bërë tag një Kurti tjetër (Kurti Kurticz).

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në këtë postim në Twitter, Von Cramon e ka lavdëruar Kurtin për mënyrën se si po flet me serbët e Kosovës.

“Mirë kur e shoh që kryeministri Kurti po arrin të flasë në mënyrë transparente me qytetarët në veri të Kosovës. Ne të gjithë duhet të komunikojmë me qytetarët tanë për të ulur boshllëqet në shoqëri por edhe për të ulur sfidat ndëretnike. Vetëm kështu ne mund të ndërtojmë besim të ndërsjellë në të gjithë Kosovën”, ka shkruar ajo.

Good to see that PM @Kurti is reaching to ppl in the North of 🇽🇰 in a transparent way.

We all need to communicate with our citizens to decrease gaps in societies but also to decrease inter-ethnic challenges.

Only so we can build mutual trust across #Kosovo.
Dobro se razumeno! https://t.co/Wv06f8jvVv

— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) September 1, 2022