Volkswagen dhe Microsoft partneritet dhe revolucion dixhital

Volkswagen dhe Microsoft kanë dhënë dritë jeshile për partneritetin që do të shohë dy gjigantët të bashkëpunojnë në transformimin dixhital dhe në revolucionin e kerreve, në bazë të një marrëveshjeje që ishte bërë zyrtare nga bordi i grupit të Wolfsburgut më 28 shtator, theksoi kompania.

Prej vitit 2020, mbi pesë milionë kerre të reja Volkswagen do të mbërrijnë çdo vit në markat globale me sisteme të lidhjes totale si elementë aktivë nëpërmjet Cloud-it të ri VW Automotive, bazuar në platformën Microsoft Azure (Internet Of Things- IoT), transmeton Kpress.

Ndër objektivat e kësaj inovacioni do të jetë zbatimi i flotës së kerreve të lidhura dhe të përbashkëta VW dhe të sistemit digjital ‘Volkswagen We’.

“Partneriteti strategjik me Microsoft do të japë transformimin tonë digjital me efektin e një turboje ‘’,  tha Herbert Diess, CEO i VW.

‘’Microsoft me ekspertizën e saj ekskluzive teknologjike  është një partner jashtëzakonisht  i përshtatshëm. Së bashku, ne do të luajmë një rol kyç në formësimin e të ardhmes së mobilitetit të kerreve”, shtoi ai.