Volkswagen arrin në Serbi, investon 1.4 miliardë euro?

Drejtuesi i gjigantit automobilistik Volkswagen shpejt thuhet se do të marrë një vendim për ndërtimin e një farbike të re, e që sipas mediave serbe fjala është për në Serbi, investim i përmendur në disa raste, nga presidenti serb.

Edhe pas 11 vjetësh, ekonomia e Kosovës ka nivel të ulët të zhvillimit dhe përpallet me problemin më të madh, papunësinë. Investitorët e huaj po hezitojnë që kapitalin e tyre ta shtrijnë në Kosovë.

Derisa politikanët në Kosovës vazhdojnë të merren me taksën 100% dhe kinse me patriotizma ekonomik, që nuk i sjellin asnjë përfitim Kosovës, vendet e rajonit po zhvillojnë politika më të mira në fushën e ekonomisë.

Kjo më së miri vërtetohet, kur së fundi kompania e madhe gjermane automobilistike, Volkswagen po planifikon ndërtimin e një fabrike të re, e si vende adekuate po i shohin Serbinë e Bullgarinë, raporton DW.

Fjala është, për një investim prej 1.4 miliardë euro, që do të punësojë rreth 5,000 persona plus 650 inxhinierë, të gjitha në një sipërfaqe prej 400.000 metra katrorë

Tutje, siç raportohet, Bullgaria ka ofruar dy vende për ndërtimin e fabrikës- afër zonës industriale Sofjes dhe Rakovski pranë Plovdivit.

Për të gjitha këto, kanë shkruar dhe mediat gjermane, por duket mos e bërë të ditur ende zyrtarisht emrin e vendit ku do investohet.