Vojvoda: E duam me zemër Kosovën!

Sa herë që u jepet mundësia, futbollistët e Kosovës e lënë edhe shpirtin në fushë.

Ashtu bën edhe në dy sfidat e fundit, ku Kosova pësoi fatkeqësisht dy disfata, duke humbur shansin e parë për t’u kualifikuar në “Euro 2020”.

Por, futbollistët gjithmonë japin më të mirën për vendin e tyre dhe në mënyra të ndryshme, ata nuk ngurrojnë të shprehin dashurinë që kanë për Kosovën.

Një ditë pas humbjes 0-4 nga Anglia në ‘Fadil Vokrri’, ndeshja e fundit në Grupin A të kualifikimeve për ‘Euro 2020’, Mërgim Vojvoda ka bërë një postim në llogarinë personale, ‘Instagram’.

Ne e duam me zemër Kosovën”, ka shkruar Vojvoda në Instagram.

View this post on Instagram

Ne e duam me zemer ??

A post shared by M95.V27 (@mergimvojvoda27) on