Vodhi një biçikletë dhe e shiti për 20 euro, arrestohet i mituri në Prishtinë

Një person i mitur është arrestuar të enjten rreth orës 20:30 në Prishtinë pasi që dyshohet se kishte vjedhur një biçikletë dhe ia kishte shitur një personi tjetër për 20 euro.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) pasi që i njëjti pasi kishte vjedhur një biçikletë i kishte shitur personit tjetër në vlerën prej 20€.”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje