Vodhi arkën humanitare të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, arrestohet 31 vjeçari në Prizren

Të mërkurën, në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, një punëtore në një postë ka informuar policinë se një person i dyshuar e ka vjedhur një kuti më të holla të cilat ishin të destinuara për aktivitete humanitare për shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Në lidhje më këtë rast një qytetar në cilësinë e dëshmitarit duke e parë këtë dukuri, duke vepruar më përgjegjësi qytetare, ka ndaluar të dyshimtin dhe më pas e ka inofmruar policinë mbi identitetin dhe vendndodhjen e të dyshimtit dhe policia e pati më të lehtë arrestimin e të dyshimtit.

I dyshimti së bashku më dëshmitarin u dërgua në stacionin e policisë, dhe gjatë kontrollimit ju gjeten 222 euro të vjedhura nga arka humanitare.

Policia ka sekuestruar këto të holla në cilësinë e dëshmisë materiale. Ndërsa i dyshimti K.P., i lindur në vitin 1990 u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orë.

Për këtë rast u informua edhe Prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshimtit. Rasti është duke u hetuar.
Polica rajonale në Prizren, është e përkushtuar të hetojë të gjitha veprat penale, ne veçanti falënderon dhe përgëzon veprimin e qytetarit i cili mori guximin të identifikojë dhe ta paraqes të dyshuarin.