Thirrje

VMRO-ja proteston sot në Veles

VMRO sot protestën e radhës do ta zhvillojë në qytetin e Velesit. Nga kjo parti përmes kumtesës bëjnë thirrje te të gjithë qytetarët që të bashkohen për të shpëtuar shtetin nga LSDM-ja.

Partia opozitare thotë se ikja nga vendi po bëhet gjithnjë e më e madhe, ekonomia po zhytet derisa gjendja e rëndë në shoqëri përfshirë këtu shëndetësinë, bujqësinë, arsimin e sigurinë është gjithnjë e më e madhe.

“LSDM thuajse e ka vjedhur shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve që mendojnë të jetojnë në Maqedoni. Këtë trend nuk mund të lejojmë, pikërisht për këtë VMRO do të organizojë protesta nëpër gjithë vendin duke bërë thirrje tek qytetarët që të bashkohen në këto protesta nga sot duke filluar në Veles me fillim në ora 13”, thuhet kështu në kumtesën e lëshuar nga VMRO.