Vlorë, plagoset me thikë 34-vjeçari

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë. Burime nga policia raportojnë se autori i dyshuar i krimit është shtetasi Marius Pajo 20 vjeç, banues në Vlorë, i cili u arrestua disa orë më pas.

Ndërkohë, i dëmtuar ka mbetur shtetasi B.G, 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë. I dëmtuari ndodhet i shtruar dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konfliktit të çastit midis tyre për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.