Vlora Dumoshi reagon pas raportimeve se nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi ka reaguar pas raportimeve se nuk do ta votojë për presidente Vjosa Osmanin.

Gjatë ditës në portalin Infokus u publikua një lajm se Vlora Dumoshi është në mesin e deputetëve të LDK-së që nuk do ta përkrahin Osmanin për presidente.

Dumoshi përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka reaguar duke thënë se nuk është kontaktuar fare rreth kësaj çështje duke e quajtur këtë qasje të papranueshme.

“Disa portale të Republikës, mbajnë qëndrimet për deputetë pa kontaktuar me ne”, shkruan Dumoshi. Është e papranueshme kjo qasje!”, shkruan ajo.

Ndryshe, ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca për votimin e presidentit, megjithatë, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo parti do të qëndrojë në sallë kur të ndodhë një gjë e tillë.