Ambasadorja e Kosovës në Shtet e Bashkuar të Amerikës, Vlora Çitaku aktin ndaj të miturës nga Drenasi e ka konsideruar si një problem shumë të thellë shoqëror.
Ajo është tronditur nga ky rast ku sipas saj ata janë njerëzit të cilët është dashur të ndihmojnë vajzën e jo të përjetoj dhunë.
E tronditur deri në palcë me dhunën që përjetoi vajza nga Drenasi, në duart e atyre që do të duhej të ishin aty për ta ndihmuar atë.
Ja statusi i plotë:
Ky rast flet për një problem më të thellë, më strukturor që kemi ne si shoqëri. Lehtësia e padurueshme me të cilën i shtypim, dhunojmë, vrajmë vajzat dhe gratë.
Kafshë dhe monstra që këpusin krahë e dhunojnë gra ka kudo. Ajo që bënë dallimin është mënyra se si reagon shoqëria. Si reagojnë institucionet.
Le të jetë ky rast këmbanë e na zgjoftë nga indiferenca.







