Vlora Çitaku: Ministri Mehaj po rrezikon kredibilitetin e FSK-së

Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit, me ç’rast hodhi kritika të shumta ndaj ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj.

Sipas saj, sjellja e Mehajt po ndikon në humbjen e kredibilitetit të FSK-së.

“Unë nuk kam asgjë me emërimin e ri në krye të komandës së FSK-së, sepse gjeneral-major Bashkim Jashari ishte në radhë dhe kuptohet se edhe aty respektohet hierarkia. Ajo që e di unë saktë, e që është thyerje ligjore, është që asetet ushtarake të FSK-së, të përdoren për operacione policore”, tha ndër të tjera Çitaku për Gazetën Blic.