Vllaznia bën mrekullinë ndaj Sirok Brijeg, kalojnë tutje edhe Partizani dhe Laçi

Vllaznia ka kaluar tutje në Ligën e Konferencës, duke mposhtur Sirok Brijeg në “Loro Boriqi” të Shkodrës me rezultat 3-0.

Ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e boshnjakëve me rezultat 3-1 dhe shkodranët me shifrat 4-3 kalojnë tutje.

Sulmuesi Fahrudin Djurdjevic shënoi dy herë, ndërsa Eni Imami shtoi një gol.

Edhe Laçi ka kaluar tutje duke eliminuar Podgoricën.

Laçi zhvlerëson humbjen minimale 1-0 në Malin e Zi një javë më parë, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 3-0 pas 120 minutave lojë në “Elbasan Arena”, duke u kualifikuar me meritë të plotë për në turin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës.

Më herët gjatë ditës ka shënuar fitore edhe Partizani, që mposhti moldavëve të Sfintul me rezultat 3-2, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm (8-4).

Në ndeshjen e radhës përballë do të ketë gjigantët zviceran të Baselit.