Vlerësimi i lojtarëve në ‘El Clasico’, ja nota për Messin. Më i dobëti shpallet… FOTO

Barcelona i ka shpëtuar humbjes së turpshme në “Camp Nou” përballë Real Madridit.

Katalanasit morën një barazim 1-1 në “El Clasicon” e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Golat u shënuan nga Lucas për Real Madridin dhe Malcom për katalanasit.

Pas ndeshjes “Whoscored” publikoi vlerësimin e lojtarëve ku ajo që bie në sy është nota e lartë për Malcom (8.4).

Messi luajti vetëm disa minuta pjesën e dytë dhe performanca e tij u vlerësua me notën 6.8, ndërsa më i dobëti i ndeshjes u shpall, Alena (5.9).