Vjosa Osmani vazhdon furishëm ta promovojë iniciativën e saj me sloganin “GUXO”

Pasi zyrtarizoi nismën e saj të rej politike me sloganin “GUXO”, Vjosa Osmani sot ka takuar një numër përkrahësish në Prizren.

“Sot në Prizrenin e bukur, bashkëbisedim me shumë guximtarë”, ka shkruar Osmani.

Osmani pritet të jetë pjesë e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, ku nisma e saj politike do të garojë në zgjedhje me një numër kandidatësh, raporton Ballkani.info.

Zgjedhjet ende nuk janë caktuar, pasi që vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese me të cilin u rrëzua qeveria Hoti, ende nuk është publikuar i plotë.

Megjithatë, opsion mbeten dy data që të mbahen zgjedhjet e reja, 31 janari ose 7 shkurti. /Ballkani.info/