Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar përmes një postimi duke theksuar qëndrimin e saj për modelin e shtetit dhe parimet mbi të cilat, sipas saj, duhet të ndërtohet Republika e Kosovës.

“Republika Ahtisariane apo Republika e Tretë? Përgjigjja, sot dhe përherë, është e qartë: Republika Rugoviane!”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se bëhet fjalë për një republikë që, sipas saj, e vendos shtetin mbi “pangopësinë e pushtetit” dhe interesin qytetar mbi çdo interes partiak apo personal.