andidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ndaj ngjarjes makabre që ndodhi sot në kryeqytet. Ajo ka bërë thirrje urgjente për angazhim për sigurinë e qytetarëve.
Ajo ka thënë se vrasja e dy qytetarëve dhe plagosja e dy të tjerëve në Prishtinë, është një tragjedi e thellë.
Osmani u bëri thirrje organeve të rendit dhe ligjit që rastin ta hetojnë sa më parë.
Derisa familjeve të viktimave, Osmani ju shprehë ngushëllime dhe uron shërim sa më të shpejtë për të plagosurit.
Postimi i plotë:
Vrasja e dy qytetarëve dhe plagosja e dy të tjerëve, sot, në Lagjen e Spitalit, në Prishtinë, është një tragjedi e thellë! Ju bëj thirrje organeve të rendit dhe ligjit që të hetojnë rastin sa më parë. Familjeve të viktimave të ngjarjes së sotme, ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa qytetarëve të plagosur ju uroj shërim sa më të shpejtë. Këto janë momente tragjedie e dhimbjeje për të gjithë ne dhe kjo duhet të na shërbejë si thirrje urgjente që të angazhohemi pareshtur për sigurinë e qytetarëve tanë.
Chat conversation end
Type a message.







