Vjosa Osmani reagon pas fotografisë me Albin Kurtin në Kuvend e botuar ekskluzivisht në Ballkani.info

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka reaguar për fotografinë e publikuar ekskluzivisht në Ballkani.info ku ajo shihet gjat regjistrimin si deputete në Kuvendin e Kosovës e bën bashkë me liderin e VV-së, Albin Kurtin.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kjo ishte thjesht një koincidencë.

Ajo thotë të ketë shkuar të regjistrohet në kohën që i është sugjeruar nga administrata e Kuvendit .

Sipas saj,  mesazhet politike që ajo do t’i japë, i bën të qarta brenda organeve të partisë, e jo nëpërmjet fotografive.

Postimi i plotë Vjosa Osmanit:

Po e shoh që media të caktuara po tentojnë që regjistrimin tim si deputete në Kuvendin e Kosovës ta përkthejnë si mesazh politik.

Po e sqaroj që nuk ishte mesazh politik por thjeshtë një koincidencë. Unë kam shkuar të regjistrohem në kohën që më është sugjeruar nga administrata e Kuvendit meqë më herët isha jashtë vendit. Pra ishte çështje administrative e jo politike.

Mesazhet politike për partinë time unë i bëjë të qarta përbrenda organeve tona vendimmarrëse dhe as nëpërmjet fotografive e as në mënyrë të tërthortë. Qëndrimet tona politike janë ndërtuar me përkrahjen unanime të organeve të LDK-së.

Lajmi i publikuar nga Ballkani.info

Vjosa Osmani bëhet me Albin Kurtin, ia kthen shpinën Isa Mustafës

Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani, sot i ka dërguar një mesazh politik të pamëshirshëm liderit të LDK-së, Isa Mustafës.

Pas talljes publike që mbrëmë ia bëri lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke aktruar edhe me mimikë e gjestikulacion në studio televizive, vartësja e Mustafës sot bashkë me të kanë shkuar së bashku për ta nënshkruar mandatin e deputetit.

Por, vetëm një ditë më parë, Kurti ishte tallur me kërkesën e Isa Mustafës në takime e tyre.

‘’I thash profesor, unë duhet me zgjedh i pari, tha unë i pari. I thash unë i pari, ai prapë jo unë i pari. Thash a ke një ide si të dalim prej kësaj situate. Tha nuk e di, unë zgjedh i pari, duhet. I thash mirë po e bëjmë si në tenis. Ende pa e përfundu fjalinë, tha unë do të zgjedh i pari’’, kishte thënë Kurti. /Ballkani.info/