Vjosa Osmani: Rastet e fundit me koronavirus tregojnë fuqinë e një armiku të padukshëm!

Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se numri i rasteve të paraqitura me koronavirus mbrëmë, tregon fuqinë e armikut të padukshëm.

Sipas Osmanit, të gjithë duhen të bëhen bashkë në këtë betejë, për ta ndalur atë.

Shkrimi i plotë:

24-orëshi i fundit shënoi numrin më të madh të të infektuarve të konfirmuar me Covid-19, gjithsej 79. Ky numër tregon fuqinë e armikut të padukshëm, dëshmon se, nëse ne, sikur thonë profesionistët shëndetësorë, ne i japim këmbë atij, ia bartim atë tjetrit, beteja ndaj tij do të jetë e gjatë dhe e dhimbshme. Prandaj, të bëhemi të gjithë bashkë për ta ndalur atë, për të shpëtuar jetët tona e të të dashurve tanë; t’i kufizojmë liritë tona sot që t’i gëzojmë përherë pastaj; ta kuptojmë se fatin e betejës e kemi në duart tona dhe se vetëm duke qëndruar në shtëpi dhe duke i ndjekur udhëzimet e profesionistëve, mund ta
fitojmë atë.
Së bashku mund t’ia dalim!
#Rrinshpi
#ShpëtoJetë