Vjosa Osmani pranon urime nga krerë të vendeve të ndryshme

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani merr telegrame urimi nga Princi i Kurorës Mbretërore të Norvegjisë, Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Emiri i Kuvajtit, Princi saudit i kurorës dhe Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë.

Osmani ka vazhduar të pranojë telegrame urimi për zgjedhjen e saj në krye të shtetit.

Sipas një njoftimi për media në telegramin e Princit të Kurorës Mbretërore të Norvegjisë, Haakon, ka uruar Osmani dhe popullin e Kosovës për prosperitet.

Ndërsa, një tjetër urim i ka ardhur nga Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian Olivér Várhelyi, nëpërmjet një postimi në Twitter ka uruar Presidenten Osmani për detyrën si dhe ka shfaqur shpresën që institucionet e sapoformuara ta qojnë përpara agjendën evropiane.

“Në këtë kontekst, ai e ka cilësuar kyçe çështjen e dialogut me Serbinë”, thuhet në njoftim.

Telegram urimi në adresë të Osmanit ka dërguar edhe Emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Jabar Al-Sabah.

Siç thuhet në njoftim, ai ka shfaqur shpresën për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të të dy popujve.

Edhe Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud ka uruar Osmanin, me dëshirën që Kosova të ketë sa më shumë progres.

Kurse, Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Mustafa Sentop, në telegramin e urimit ka shfaqur shpresën që marrëdhëniet e mira ndërmjet të të dy shteteve të vazhdojnë edhe nën udhëheqjen e zonjës Osmani.