Vjosa Osmani përmbyll vizitën në SHBA me takimin me Madeline Albright

Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka përmbyllur vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një takim me ish-Sekretaren e Shtetit Madeline Albright.

Osmani përmes Facebook e ka cilësuar të përzemërt takimin me Albright, e cila thotë se frymëzoi shumë gra në mbarë botën.

”Nder i veçantë të përfundojë vizitën time në SHBA me një takim shumë të përzemërt me ish-Sekretaren e Shtetit, znj.Madeline Albright, e cila përveç që u shndërrua në shpëtimtaren tonë në kohët më të rënda, poashtu ka frymëzuar shumë gra anekënd globit që mos të dorëzohen kurrë para sfidave që dalin përpara. ????”

loading…