Vjosa Osmani: Objektiv i yni mbetet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ushtruesja e Detyrës së presidentit, Vjosa Osmani me rastin e Paradës së FSK-së për nder të Epopesë së UCK-së, ka theksuar se Kosova së shpejti do t’i përcjell disa nga ushtarët tanë për misione të jashtme.

Ajo ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës do të jetë objektivi ynë.

“Përgjatë tërë angazhimit tonë, mos ta harrojmë amanetin e komandantit Legjendar, ta mbrojmë vendin tonë”, ka theksuar Osmani ndër të tjera.