Vjosa Osmani: Nuk llogaritëm votat e mërgatës në sondazhe, ata e votuan VV-në

Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing në T7 ka thënë se ishin mërgimtarët ata që bënë dallimin e fituesit në zgjedhjet e 6 tetorit.

Sot edhe zyrtarisht KQZ’ja ka shpallur rezultatin përfundimtar, dhe sipas rezultateve, VV është e para me një epërsi gati 15 mijë vota mbi LDK’në.

“Njëri prej sondazheve kryesore dhe më kredibile na ka vënë 2.2% përpara”, tregon Osmani.

“Ajo që nuk e kemi llogaritur ka qenë një prani e madhe e mërgatës që kanë ardhur të votojnë në Kosovë. Kur bëhen sondazhet zakonisht numërohen vetëm banorët në Kosovë dhe në ato sondazhe kemi dalur mirë. Siç e pamë mërgata e përkrahi VV’në”, shtoi ai.

Po ashtu Osmani ka shtuar se ky është rezultati më i mirë i LDK’së prej vdekjes së Ibrahim Rugovës.

loading…