Vjosa Osmani nga stadiumi: Sonte nuk ka humbës. Ka vetëm festë!

Ka filluar ndeshja në mes Kosovës dhe Anglisë.

Mijëra tifozë janë mbledhur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Si gjithmonë për të parë djelmoshat tonë nga afër nuk mungojnë as fytyra të njohura nga politika.

Kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani, ka postuar një fotografi nga “Fadil Vokrri”, ku shihet me bashkëshortin e saj, teksa ka shkruar: Sonte nuk ka humbës. Ka vetëm festë.!