Vjosa Osmani: Në qeverisjen e LDK-së do të ndahen 200 milionë euro për shëndetësi

Në ditët e para të qeverisjes së LDK-së do të ndahen 200 milionë euro për shëndetësi që do të shërbejnë 100 për qind për mbulimin e nevojave të pacientëve, për investime në aparatura dhe infrastrukturë.

Ky premtim është dhënë sot nga kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë shpalosjes së programit për shëndetësi, në Konventën e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Osmani po ashtu premtoi se do të ngritet cilësia e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët.

“Ju garantoj, shëndeti i qytetarëve tanë nuk është çështje politike, por i qenies dhe mirëqenies tonë, ndaj investimet në shëndetësi janë ekzistenciale, pa të cilat shteti ynë rrezikon të dështojë”, u shpreh Osmani.Ajo tha se gjatë qeverisjes së ardhshme të LDK-së në nivel nacional do të themelohet spitali i Prishtinës dhe do të vihet në funksionalizim spitali në Podujevë.Ndërsa, duke folur për funksionalizimin e Fondit të sigurimeve shëndetësore, decentralizimin e QKUK-së dhe për fuqizimin e diagnostikues, Osmani tha se do të hartojë një strategji për forcimin e mjekësisë familjare dhe spitalet regjionale.

loading…