Vdekja e Ahtisaarit

Vjosa Osmani në Finlandë, për të marrë pjesë në varrimin e Martti Ahtisaarit

Presidentja Osmani merr pjesë në varrimin e ish-presidentit të  Finlandës, Martti Ahtisaari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Finlandë, për të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të  Finlandës, Martti Ahtisaari.

Kjo ftësë i është bërë asaj nga qeveria finlandeze, raporton Klan Kosova.

“Me ftesë të qeverisë  finlandeze, Presidentja Osmani krahas krerëve shtetëror nga vende të tjera të botës do të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të  Finlandës dhe kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Në delegacionin shtetëror të Presidentes do të jetë edhe ish-Presidenti Fatmir Sejdiu”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Zyra e Presidentes.