Vjosa Osmani me vjershën e Ndre Mjedës “Guxo”: Lypet trimni e guxim

Pasi zyrtarizoi nismën e saj të rej politike me sloganin “GUXO”, Vjosa Osmani sot ka takuar një numër përkrahësish në Prizren.

“Sot në Prizrenin e bukur, bashkëbisedim me shumë guximtarë”, ka shkruar Osmani.

Osmani pritet të jetë pjesë e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, ku nisma e saj politike do të garojë në zgjedhje me një numër kandidatësh, raporton Ballkani.info.

Për mos ta lënë me kaq, Osmani ka postuar në llogarinë e saj në Facebook vjershën e njohur të Ndre Mjedës “Guxo”, ashtu siç e ka emërtuar sloganin.

‘Tuj u tall’ e tuj pritue

Kurrgjasend nuk qitet n’dritë

Çfarëdo sendi me fitue

Trimni lypet e guxim’.

/Ballkani.info/