Vjosa Osmani ka qenë një kritike jo vetëm kundër pushtetit të PDK-së, por edhe brenda LDK-së – madje ajo ka konkurruar seriozisht kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën në zgjedhjet e brendshmë të LDK-së para 4 viteve.

Këtë vit kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës vendosi që Vjosa Osmani të kandidohet për kryeministre nga LDK-ja.

Osmani ka arritur rezultatin më të mirë në nivel nacional pas zgjedhjeve të vitit 2004, kur për herë të fundit LDK-së i kishte fituar zgjedhjet. Ky sukses i Vjosa po kontestohet nga figura brenda LDK-së duke ia atribuar si sukses LDK-së si organizim dhe jo Vjosas si personalitet.

Eksperti i rrjeteve sociale, Dardan Hasku ka bërë një krahasim në mes Isa Mustafës si bartës i listës në vitin 2014 dhe Vjosa Osmanit si bartëse e listës në vitin 2019.

Hasku këtë krahasim e ka bërë për disa qytete si Prishtina, Peja, Istogu, Prizreni, Fushë Kosova dhe Lipjani.

Në Prishtinë Isa Mustafa kishe marrë mbi 21.000 vota derisa Vjosa Osmani afër 26.000 vota. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

Pervec qe eshte tu i humb qe sa pale zgjedhje si kryetar i LDK-se, Isa Mustafa po hup keq edhe krasuar me kundershtaren e tij kryesore brenda partise dhe rivalen me te denje qe e ka pase ndonjehere. Sigurisht, ai me krenari e mban akoma poziten e kryetarit 🙂
Qe vec disa krahasime, cka mujta me i gjete prej zgjedhjeve 2019:
PRISHTINE
Isa Mustafa, 2014, bartes i listes – 21,023 vota
Vjosa Osmani, 2019, bartese e listes – 25,869 vota (akoma nuk eshte rezultat perfundimtar)
PEJE
Isa Mustafa, 2014, bartes i listes – 8,236 vota
Vjosa Osmani, 2019, bartese e listes – 12,671 vota (akoma nuk eshte reulztat perfundimtar)
ISTOG
Isa Mustafa, 2014, bartes i listes – 5,339 vota
Vjosa Osmani, 2019, bartese e listes – 7,538 vota (akoma nuk eshte rezultat perfundimtar)
PRIZREN
Isa Mustafa, 2014, bartes i listes – 5,995 vota
Vjosa Osmani, 2019, bartese e listes – 9,051 vota (akoma nuk eshte rezultat perfundimtar)
FUSHE KOSOVE
Isa Mustafa, 2014, bartes i listes, 2,726 vota
Vjosa Osmani, 2019, bartese e listes – 4,442 vota (akoma nuk eshte rezultat perfundimtar)
LIPJAN
Isa Mustafa, 2014, bartes i listes, 6,226 vota
Vjosa Osmani, 2019, bartese e listes, 8,742 vota (akoma nuk eshte rezultat perfundimtar)

loading…